Monday , October 22 2018
Loading...

1 Javë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/6 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

33 persona janë proceduar penalisht nga të cilët:

6 të arrestuar, 7 janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe 20 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë,

  • Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave janë kontrolluar 413 automjete dhe janë vendosur 563 masa administrative.

Në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli të lëvizshme e statike të mbështetura edhe nga FNSH-ja, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë 59 shtetas, si dhe janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në zbatim të plan-masave, për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Peqin dhe Gramsh janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan.