Sunday , November 19 2017

10 gjëra të mahnitshme që ju nuk i dini në lidhje me vrimat e zeza në hapësirë

Vrimat e zeza në hapësirë janë disa nga elementet më interesante të atyre që gjenden në universin tonë. Shumë prej tyre janë duke u studiuar për të mësuar më shumë rreth misterit që ato përmbajnë, por edhe për bukurinë e tyre të jashtëzakonshme.
Për arsye të ndryshme askush nuk ka vizituar nga afër një nga këto vrima, por nga studimet e kryera janë nxjerr rezultate të interesante dhe disa kuriozitete të mahnitshme që nuk janë bërë të ditura më parë.
Ja cilat janë disa nga këto kurozitete:
1.Vrimat e zeza influencojnë në modifikimin e kohës. Kjo do të thotë që nëse një orë vendoset shumë pranë tyre, atëherë ecuria e kësaj ore do të ngadalësohet në krahasim me orën e ndodhur në tokë.

15085496_626351060858804_3625863988201899254_n
2.Vrima e zezë më e afërt me ne është rreth 1600 vite dritë.

15179212_626351100858800_7049322244186503467_n
Besoj se me anë të kësaj kuptohet dhe vështirësia që njeriu ka për të arritur pranë saj, që do të thotë se për të arritur tek ndonjë nga këto vrima do të duhet të paktën disa miliard vjet. Një fakt tjetër është që prej kësaj arsye asnjë nga këto vrima nuk mund të shihet me lehtësi, por kjo nuk i pengon studiuesit që të hulumtojnë akoma më shumë rreth tyre.
3.Në qendër të galaktikës ndodhet një vrimë e zezë.

15073526_626351150858795_6043087825055195008_n
Pikërisht në qendër të galaktikës, e njohur me emrin Rruga e Qumështit, ndodhet një vrimë e zezë gjigande, e cila tërheq në mënyrë të pashmangshme çdo gjë përreth saj. Kjo vrimë e zezë është me të vërtetë e madhe dhe ndodhet shumë pranë diellit.
4. Format mund të ndryshojnë rreth një vrime të zezë.

15078775_626351204192123_4662073818381121235_n
Këto lloje vrimash të zeza kanë aftësinë për të ndryshuar jo vetëm kohën përreth tyre, por edhe hapësirën.
5.Nëse njeriu do të vdiste në një vrimë të zezë do të ishte e tmerrshme.

15094299_626351250858785_8475376289730397321_n
Një nga gjërat e këqija që mund të ndodh me një person do të ishte të vdiste në një vrimë të zezë. Kjo për vetë faktin se çdo pjesë e trupit të individit do të shkëputej nga njëra-tjetra, çdo nyje.
6.Dikush po studion vrimat e zeza për qëllime energjitike.

15095564_626351287525448_5007489570215447952_n
Një trup qiellor që është në gjendje të tërheq një yll nuk është vetëm i rrezikshëm, por edhe plot energji. Nëse individit do ti vihej në dispozicion një vrimë e zezë nuk do të kishte probleme me energjinë dhe në fakt disa studiues janë duke hulumtuar rreth këtij fakti.
7.Çdo vrimë e zezë rritet në dimensione nëse gëlltit diçka.

15094907_626351344192109_3068312670998767152_n
Vrima e zezë ka tendencën që të zmadhohet në përmasa nëse gelltit brenda saj një tjetër vrimë të zezë.
8.Një vrime të zezë nuk mund t’i shpëtojë asgjë.

15085722_626351390858771_8808331168276964526_n
Të paktën nga ajo që është bërë e ditur nga studiuesit, nuk ka asgjë që mund t’i shpëtojë një vrime të zezë, sepse shpejtësia e tyre është e madhe dhe mund të gëlltisë gjithçka rreth saj.
9.Teorikisht çdo gjë mund të bëhet një vrimë e zezë.

15171125_626351414192102_2626146588627556805_n
Teorikisht ja vetëm yjet, por çdo objekt mund të bëhet një vrimë e zezë, madje dhe një stilolaps.
10. Nuk ka tunel në qendër të vrimës së zezë.

15085635_626351510858759_483308617540266459_n
Shkenca jep rezultate që brenda një vrime të zezë nuk ka tunel që mund të kalohet, por është vetëm një masë shumë e ngjeshur që të krijon një iluzion të tillë. Kështu që duhet ta hiqni nga mendja një ide të tillë, sepse nuk ekziston, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: