Sunday , December 11 2016
kjo-po

Më 13 nëntor nis aksioni masiv pastrimin e qytetit

Bashkia eTiranës ka njoftuar se më datë 13 nëntor në Tiranë do të zhvillohet një tjetër aksion masiv për pastrimin e kryeqytetit. Kështu ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

“Dua të ftoj qytetarët e Kasharit, Yzberishtit dhe të gjithë Tiranës, që të na bashkohen në datën 13 nëntor për aksionin e pastrimit të qytetit. Është bukur të protestojmë për gjithçka, por është akoma më bukur që të japim me shembullin tonë mesazhin që besojmë tek ato që themi. Pra, nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar pastërti, por që të pastrojmë të parët. U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na bashkohen, sidomos këtu në Kashar dhe në Yzberisht, ku ka shumë nevojë, por edhe në të gjitha zonat e Tiranës ku bashkia po bën një punë cilësore. Është e rëndësishme që të gjithë të japim një dorë”, deklaroi ai.

Veliaj, sot ka qenë në Yzberisht, ku ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për krijimin e një tjetër shesh pushimi e kënd lojërash.

“Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht”, theksoi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *