Saturday , December 16 2017

15 shqiptarë në vendgjarjen e tmerrshme në Las Vegas

Në sulmin e djeshëm në një koncert Las Vegas ku mbetën të vrarë 58 persona dhe u plagosën rreth 520 të tjerë, kanë qenë të pranishëm edhe 15 shqiptarë.

Fatmirësisht shqiptarët e pranishëm nuk kanë pësuar lëndime dhe kjo konfirmohet nga Fatmir Frank Hamzaj, një biznesmen i dalluar dhe drejtues i komunitetit shqiptar në Las Vegas.

Ai në bisedën për “INA” thotë se masakra ka qenë e tmerrshme pasi kanë humbur jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm. Sipas tij, fatmirësisht kanë shpëtuar 15 shqiptarët që ishin të punësuar në kazinonë “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojërave të fatit dhe mirëmbajtës të kazinosë së famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas. Në atë moment që ndodhi ngjarja, asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë pjesëmarrës në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili është një shesh përballë kazinosë, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësisht, të gjithë 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se ata janë shëndoshë e mirë”, deklaron Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: