Tuesday , December 6 2016

19 TETORI, SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, AKTIVITETE NE ELBASAN (VIDEO)

Nënë Tereza është e para shejtore Shqiptare. Gonxhe Bojaxhi ose siç njihet Tereza e Kalkutes u lind në një familje nga Shkodra. Ajo gjithë jetën ua kushtoi njerëzve në nevojë. Motrat e nënë Terezës janë të shtrira në gjithë boten, duke ndihmuar të varfërit jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Nënë Tereza u shpall shënjtore për punën e bërë në shërbim të të tjerëve. Ne shenjë mirënjohje pak vite më parë qeveria shqiptare e shpalli datën 19 tetor festë kombëtare. Në kuadër të kësaj feste në të gjithë Shqipërinë janë organizuar një sërë aktivitetesh.

Në Elbasan në kishën shën Piu i 10 janë organizuar disa aktivitete kulturore dhe sportive. Famulltari i kishës Don Emilio Valente, tha se nënë Tereza është shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë.
Një nga motrat domenikane “nënë Tereza” për Elbasani plus u shpreh se Tereza e Kalkutës ka thënë se ne nuk jemi punonjës social, por njerëz që në emër të Zotit duhet të ndihmojmë të varfërit jetimët të pastrehët pasi vetëm kështu i shërbejmë Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *