Thursday , October 19 2017
Loading...

KLSH: 192 milionë lekë është dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar shtetit.

Rreth 718 kallëzime penale janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për institucionet shtetërore përgjatë viteve 2012-2016, ndërkohë që dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit llogaritet në 192 milionë lekë.

Kështu është shprehur dje kreu i KLSH, Bujar Leskaj, gjatë konferencës rajonale “Roli i institucioneve supreme të auditimit, në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar”.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj pohoi gjithashtu se korrupsioni më i madh dhe më i neveritshëm është ai politik, por që sipas tij në këtë aspekt KLSH nuk mund të kontrollojë dot. Leskaj theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi pritet të japë një kontribut pozitiv kundër korrupsionit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: