Tuesday , December 6 2016

256 forca policie për ndeshjen e nesërme në “Elbasan Arena”.

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “K.F.Partizani” dhe “K.F.Skëndërbeu”

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “K.F.Partizani” dhe “K.F.Skëndërbeu”, e cila do të zhvillohet më datë 30.10.2016 në orën 17:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër , në orën 15:00, të datës 30.10.2016 ju bëjmë me dije se:

 Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

 Nga “Kryqëzimi I rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Komisariatet vartëse të saj.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Tetor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *