3 vite nga ikja e Ergi Dinit, babai bën postimin prekës: Ditët e mija nga malli janë nxi

Gazetari Dashamir Dini, babai i talentit Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident tr agjik me motor, ka shkruar disa vargje prekëse për të birin në 3-vjetorin e vde kjes.

Dashamir Dini me anë të vargjeve tregon vuajtjen që ata po përjetojnë akoma, mallin që se shuan askush dhe përgatitjet e nënës së Ergit për të marrë një nuse në shtëpi me fustan të bardhë.

Babai i këngëtarit na tregon se familja e tyre e ka ende të freskët dhimbjen për humbjen e djalit të tyre dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë.

Vargjet drithëruese:

ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…

Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.

Ka 3 vjet qe ditet e mija te percelluara nga malli jane nxi e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet që rri i varur ne litarin e durimir, tuj vezhgu yjet qe bien nga qielli, me shpresë se njeri nga ata je Ti, që po kthehesh.

Ka 3 vjet qe Nana jote, e përhumbur nèn vellon e bardhë te një endrre të lashtë nënash përgatit një dasëm e pret një nuse…. që kurrë s’do të vijë.

Unë endem,e endem qiejve te verbër të netëve, per me mujt me gjet Yllin e shuar të Fatit Tand, e me e ndez edhe nje herë me flaket e mallit.