Monday , December 5 2016
img-20161110-wa0005

Librazhdi ka perkujtuar 72 vjetorin e çlirimit.

I pranishem ne ceremonine perkujtimore te organizuarnme kete rast, vec veteraneve familjeve te deshmorëve ishin te pranishem edhe kryetari i bashkise Librazhd Kastriot Gurra si dhe shume drejtues te tjere.

Kryetari i Bashkise, theksoi se 10 nentori eshte nje dite e shenuar per Librazhdin, pasi u clirua nga pushtuesit naziste. Ne – tha Gurra – jemi krenarë per te gjithe ata qe u bene pjese e luftes nacional clirimtare, nje pjese e te cileve dhane edhe jeten per nje Shqiperi te lirë. Sot u shprehim mirenjohjen me te thelle te gjithe veteraneve dhe familjeve te tyre per kontributin e dhene ne ato vite dhe me pas ne ndertimin e shtetit Shqiptar.

Z. Gurra, tha se 72 vjet me pare Librazhdi u clirua, ne saj e te luftes qe u be kunder nazisteve. Ne perfundim te aktivitetit Kryetari i Bashkise Librazhd Kastriot Gurra dhe te pranishmit vendosen kurora me lule ne lapidarin e ngritur për nder te te reneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *