Thursday , December 8 2016
urgjenca

47-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

Një tjetër person i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet nga autoritetet lokale se, i ndjeri është shtetasi me inicialet F.Gj, 47 vjeç. 47-vjeçari mendohet se ka kryer veprimin pas konsumimit të tepërt të alkolloit dhe duke u gjendur në gjendje të rënduar emocionale ka konsumuar edhe fotoksisë, e cila i mori jetën.
Pasi është gjetur nga familjarët, ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, por ka qenë shumë vonë, pasi ndërroi jetë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka marr në pyetje familjarët e tij për të hedhur dritë mbi arsyet që e çuan drejt këtij veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *