Saturday , March 23 2019
Loading...

49 muslimanë kane humbur jetën pas të shtënave në 2 xhami

Së paku 49 persona kanë humbur jetën, si pasojë e dy breshërive të shtëna në dy xhami të qytetit të Christchurch në Zelandën e Re. Si të dyshuar për ngjarjen e kësaj të enjteje, policia ka ndaluar tre meshkuj dhe një femër.

Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern, e cilëson ngjarjen si “Sulm terrorist”.

Mes atentatorëve është edhe një qytetar australian i cili kishte publikuar në rrjetet sociale një manifest kundër emigrantëve. I dyshuari është një 28-vjeçar, i cili nga Australia kishte ardhur në Zelandën e Re, për të planifikuar dhe vënë në zbatim sulmin.

Pas shoqërimit në polici ai tha se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të pozicionit të saj, për të treguar se edhe pjesët që duken më paqësore dhe më të ekuilibruara në botë nuk janë imune nga emigracioni në masë. Ndërkohë policia gjeti edhe disa mjete shpërthyese, pranë makinave të parkuara në afërsi të xhamive.