Thursday , December 8 2016
5-vite-burg-per-ish-kryebashkiaken-e-bashkise-se-genova-s

5 vite burg për ish-kryebashkiaken e Bashkisë së Genova-s.

Me pesë vite burgim është dënuar sot Marta Vincenzi, ish kryetarja e Bashkisë së Genova-s, për përmbytjen tragjike të 4 nëntorit 2011.

Datë në të cilën humbën jetën katër gra dhe dy fëmijë. Një nga viktimat ishte edhe shqiptarja Shpresa Djala, 23-vjeçe dhe dy vajzat e saj: Gioia e Janissa, 8 dhe 1-vjeç. Lumi “Fereggiano” doli nga shtrati dhe përmbyti banesën e tyre, ashtu si dhe të viktimave të tjera: Angela Chiaramonte, 40-vjeç, Evelina Pietranera, 50-vjeç, Serena Costa, 19-vjeç.

Ish kryebashkiakja e Genova-s ishte akuzuar për vrasje të shumëfishta të paqëllimshme, dëmtime të paqëllimshme, shkaktim të fatkeqësisë të paqëllimshme dhe shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *