Monday , April 23 2018

5G, një realitet i prekshëm tani!

 

Duke bërë që 5G shumë shpejt të jetë një realitet i prekshëm për masën e gjërë, “AT&T”  ka filluar të realizojë ëndrën  për përdoruesit e saj.

“AT&T” po shpërndan për herë të parë një linjë të tillë për të testuar problemet që mund të hasen gjatë konfigurimit të aparateve celularë. Megjithatë, interneti 5G pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë pas vitit 2020.

Këta klientë do të testojnë videokonferenca “live” në një rezolucion 4K si dhe shërbimin e internetit për të parë se di do të jenë përgjigjet e para nga ky testim.

Kompania përmes një deklarate për shtyp, ka bërë të ditur se, ky është një hap i rëndësishëm për të sjellë për të gjithë për herë të parë internetin me shpejtësinë e jashtëzakonshme 5G.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: