Monday , October 22 2018
Loading...

62 vjeçari nga Elbasani vjedh portofolin në Fier, arrestohet. Emri

Në  qytetin e Fierit është zbardhur nga policia një rast vjedhjeje  të një protofoli. Si rrjedhojë është arrestuar autori i kësaj ngjarje një 62 vjeçar banues në Elbasan. Gjithashtu nga forcat e policisë  bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Në njoftimin e policisë thuhte se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bën arrestimi i shtetasit:

– Spiro Ziu, 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi:

Në lagjen “Apollonia”, Fier, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër (për kapjen e të cilit po punohet) i kanë vjedhur portofolin me 30.000 lekë dhe disa dokumente shtetasit F.M, 59 vjeç, banues në po në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.