Abuzoi me fondet, nën hetim shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd

A. Skeja 35-vjeç, shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd është vënë në hetim nga specialistët e ekonomik pasi akuzohet se abuzonte me fondet e kësaj shoqërie.

Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:

A.S. 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie”, njofton policia.