Sunday , December 4 2016
nena-qe-shtypet

Akoma pritet gjykimi i të riut që përplasi për vdekje nënën që shpëtoi 2 fëmijët e saj.

Prokuroria ka përfunduar hetimet për aksidentin e rëndë ku gjeti vdekjen nëna e dy fëmijëve, Dhurata Prifti, në korrik 2016, pranë stacionit të trenit në Tiranë.

Organi i akuzës pas kryerjes së hetimeve dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të 20-vjeçarit Andrea Memollari, që e përplasi për vdekje një grua, nënë e dy fëmijëvë, në 13 korrik 2016 në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” me unazën, kryqëzimi i burgut.

Në ngjarje humbi jetën Dhurata Prifti, sportiste e njohur e qitjes, e cila në momentin e aksidentit, por kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin bashkë me dy fëmijët e mitur.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Memollari do të përballet me drejtësinë si i akuzuar për dy vepra penale: shkeljen e rregulave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Dosja në ngarkim të tij është regjistruar me nurmin 4200 dhe pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Gerd Hoxha. /Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *