Thursday , December 8 2016

AKOMA PROBLEMATIKE SITUATA E DERMATOZËS NODOLARE NË QARKUN E ELBASANIT

Qarku i Elbasanit është një ndër më të prekurit nga dermatoza nodolare. Drejtori i Bujqësisë Qarku Elbasan Spiro Hunci, pohoi se janë hasur rreth 130 vatra të prekura nga kjo sëmundje. Rrethet më të prekura janë Librazhdi dhe Gramshi.Specialistët e kësaj drejtorie janë në terren dhe rastet më të rënda i eleminojnë duke bërë edhe groposjen e tyre konformë të të gjitha rregullave.

Kreu i bujqësisë Elbasan Spiro Hunci, thotë se kafshët që shkojnë për konsum mishi duhet të theren në thertore dhe të pajisura me certifikatë veterinare dhe e matrikulluar. Z. Hunci, tha se ata qytetarë apo të ashtuquajtur kasapë që do të kapen duke therur në mënyrë abusive do të ndëshkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *