Saturday , December 10 2016

Aksi Cërrik-Gramsh me një vepër arti. Shijoni urën më të gjatë në vend – ELBASANI PLUS

Aksi i ri rrugor Cërrik-Gramsh mbart edhe shumë vepra arti. Ura e Shushicës është një prej këtyre veprave e cila tashmë do të jetë e përshkueshme edhe nga qytetarët. Me një gjatësi prej 520 metrash dhe një lartësi 56 metra, kjo urë tashmë konsiderohet si më e gjata në Shqipëri. Panorama që ofron peizazhi përrreth kësaj ure është e mrekullueshme.

Përpos atraksionit që ofron për kalimtarët apo turistët, kjo urë është tashmë mjaft funksionale për gjithë automjetet që do të përshkojnë këtë aks pas shumë muajve të mbyllur.  Më në fund qytetarë të Gramshit, Cërrikut dhe gjithë zonave pranë këtij territori do të kenë mundësinë të shijojnë këtë segment mjaft të rëndësishëm rrugor në të cilin gjendet dhe hidrocentrali i Banjës, një prej veprave më të mëdha hidroenergjitike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *