Tuesday , December 6 2016
aksi-cerrik-gramsh

Aksi Cërrik-Gramsh tashmë një atraksion turistik

Segmenti i sapopërfunduar Cërrik-Gramsh është një mundësi më tepër për të zbuluar destinacionet e reja të turizmit shqiptar.

Kjo rrugë ende nuk është eksploruar ngë vizitorët apo turistët kureshtarë, por ata kalimtarë apo banorë të zonave që kalojnë aty tregojnë me zell për panoramën tërheqëse që ofron natyra aty.

Përpos hidrocentralit të Banjës që është tashmë vepra simbol dhe identifikuese e kësaj zone, duket se edhe vetë rruga panoramike të ofron shumë bukuri.

Ka mjaftuar një ditë e zakonshme reshjesh shiu dhe menjëherë ylberi ka mbuluar anekënd kodrat përrreth.

Një trajektore shumëngjyrëshe që tërheq vëmendjen e kalimtarëve të rastit apo shoferëve të linjave urbane, të cilët ndonëse gjenden duke drejtuar mjetin, nuk reshtin së shkrepuri ndonjë foto si duket edhe në pamjet e mëposhtme./F.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *