Monday , November 20 2017

Aksident i frikshëm në Elbasan/ Përplasen keq dy makina por…(Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë të dyja makinat janë dëmtuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sa u takon dëmeve materiale, siç mund të duket nga pamjet, automjeti tip Mercedes Benz ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndërsa automjeti tjetër, ai tip Volkswagen Passat është shkatërruar tërësisht.

Gati-gati mund të themi që është palosur mëdysh. Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: