Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, motorçikleta përplaset me autobusin. Dy të plagosur - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, motorçikleta përplaset me autobusin. Dy të plagosur

Njoftohemi se sot më datë 16.09.2016 në aksin rrugor Elbasan – Cërrik shtetasi R.P, 30 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan duke drejtuar mjetin motorçikletë pa targa, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me mjetin autobuz me targa AA 723 EK, drejtuar nga shtetasi F.P, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjeri shtetasi G. Q , 27 vjeç, banues në Elbasan.

Të dy shtetasit, u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale

Drejtuesi i autobuzit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: