Tuesday , December 6 2016

Aksident në aksin rrugor Elbasan – Papër/Humb jetën turisti çek.

Njoftohemi nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan se sot më datë 15.09.2016 në afërsi të fshatit Papërr mjeti me targa A A 771 JR, drejtuar nga shtetasi A. T,  23 vjeç ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin rreth 70 vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale

Drejtuesi i mjetit,  është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Sipas informacioneve të para mendohet se 70-vjeçari është shtetas Çek dhe ka zbritur nga minibuzi tip Merecedez Benz per nevoja personale. Në momentin që ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës është goditur nga mjeti i tip Mercedes Benz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *