Monday , December 5 2016
rreshen

Aksident në autostradë, përplasen pesë makina, pesë të plagosur

Një aksident ka ndodhur  në autostradën Rrëshen-Kukës, në afërsi të tunelit të Thirrës në Mirditë.

Burime zyrtare nga policia thane se në aksident janë përfshirë disa makina.

Në këtë aksident janë përplasur: Benz 250 me targë AA350BD që drejtohej nga R.P. , mjeti Mitsubishi Fouristrade me targë AA581GC, mjeti Benz veturë 200 me targë AA621T që drejtohej nga M.Gj., mjeti Audi A3 me targë të Kosovës 01-952-HK që drejtohej nga shtetasi kosovarë V. V. dhe mjeti Audi A3 me targë AA607IS që drejtohej nga E. M.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjeri në mjetin AA350 BD L.P. 49 vjeç i cili është dërguar në Qendrën e Traumave në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit me targë AA621T M.Gj. 61 vjeç si dhe drejtues i mjetit me targë AA350BD R.P. 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *