Aksident në Elbasan/ Dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burimet bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet dhe është plagosur rëndë.

Njoftim/Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.M., 24 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi te parku Krast, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga , për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.