Aksident në Elbasan, përplasen dy mjete, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë 6 vjeç.

Sipas të dhënave nga policia, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, ku mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç dhe F.H., rreth 6 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.