Saturday , December 10 2016

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Librazhd-Elbasan

Njoftohemi se sot më datë 10. 09. 2016 shtetasi A. B, banues në Pogradec duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa A A 203 CA, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur ura e Murrashit, ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. B, i cili ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij, shtetasen M.B, 38 vjeçe kanë zbritur nga makina për të kontrolluar nëse mjeti ka dëmtime. Më pas mjeti tjetër minibuz me targa A A 986 I F drejtuar nga shtetasi R. S , 40 vjeç, banues në Korçë, që po lëvizte në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen M. B

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale. Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *