Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, një drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi A. L., ka aksidentuar një fëmijë, rreth 5 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish repartit Ushtarak Kavajë.
Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.