Monday , October 22 2018
Loading...

Aksidentet në Shqipëri/ Policia: Këta janë faktorët që po vrasin shqiptarët

Një bilancë lufte. Kështu mund ta quash numrin e viktimave apo të plagosurve të shkaktuara nga aksidentet rrugore. Vetëm këtë gjysmë viti, 2018, ka nisur me një bilanc tragjik nga aksidentet automobilistike, kryesisht në dy muajt e parë të vitit, janar dhe shkurt.

Janë me qindra aksidente të ndodhura në rrugët e vendit tonë, me pasojë vdekjen në aksidentet më të tragjike si ajo e familjes Preka në Shkodër apo dhjetëra të plagosur.

Specialistët e Policisë Rrugore kanë nxjerrë shkaktarët kryesorë për këto aksidente, ku sipas tyre mbizotërojën dy faktorë: shpejtësia tej normave e lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë dhe mungesa e infrastrukturës rrugore.

Një sërë aksidentesh janë shënuar edhe në ditët e para të nisjes së sezonit turistik, për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes.

Policia rrugore apelon për kujdes dhe drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.