Thursday , November 14 2019
Loading...

Aksidenti i tretë brenda ditës në Elbasan/ Makina bën për spital drejtuesin e motorit

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një motorrçikletë drejtuesi ni të cilit është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa drejtuesi I mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin ku është shënuar aksidenti, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M.H., të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.

Dyshohet se një parakalim i gabuar ka shkaktuar një tjetër aksident në Librazhd mbrëmjen e sotme ndërsa janë përfshirë dy makina duke shkaktuar dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Fillimisht u raportua për tre të plagosur, por sipas policisë të lënduar kanë mbetur  shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Fugon, jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, shtetasi E.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip Fugon, me drejtues shtetasin E.K., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Fugon, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prrenjas, në vendin e njohur si kthesat e Pishkashit ku e plagosur ka mbetur Merita Dervishaj.

Mjeti tip “VolsWagen” me targa AA035UP ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Raportohet se Dervishaj bashkë me dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht të plagosurit u transportuan në Spitalin e Librazhdit por që më pas Merita Dervishaj është nisur drejt Sp[italit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj paraqitet kritike.

Nuk dihen ende shkaqet e daljes së automjetit nga rruga. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Një aksident i 3-fishtë ndodhi paraditen e kësaj të diele në fshatin Luz të Fushë-Krujës, ku mbetën 4 persona të plagosur.