Sunday , December 11 2016
vlora

Aksidenti në Vlorë/ I kërkon të deklarojë se ka probleme me shikimin, arrestohet shefi i Seksionit për Hetimin

Në orët e para të mëngjesit është arrestuar shefi i Seksionit për Hetimin e ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, 55-vjeçari Myslym Ismailaj. Ismailaj, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet proceduriale lidhur me aksidentin e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në Vlorë, ku humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident, Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.

Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *