Thursday , December 8 2016

Aksidentohet mjeti i ushtrisë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan (Foto)

Një mjet i ushtrisë shqiptare është aksidentuar sot në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Ibë dhe sipas të dhënave nuk dihet nëse ka të lënduar. Sipas dëshmitarëve që sollën edhe fotot për elbasaniplus mjeti po nxirrte tym nga karroceria.

Siç duket edhe nga foto, automjeti ka devijuar rrugën, duke bërë që të bllokojë edhe trafikun.

Policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë shpresojmë të mos ketë të lënduar.

makina-e-ushtrise2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *