Wednesday , October 18 2017
Loading...

Akti human që i ndryshoi jetën Sarës

Dy zonjat hynë në restorant dhe pasi u ulën në një tavolinë, kërkuan menunë. Kamarierja Sara ua solli dhe pasi i hodhën një shikim të shpejtë i thanë:”Të lutemi, na sill gatimin më të lirë që keni. Nuk kemi para mjaftueshëm pasi kompania ku punojmë ka disa muaj që nuk na ka dhënë rrogat, për shkak të krizës ekonomike.”
Pa menduar gjatë, Sara u sugjeroi një gatim të cilin dy zonjat e pranuan pa bërë fjalë përderisa ishte më i liri.
Me t’ua servirur filluan të hanë në heshtje.
Para se të largohen kërkuan faturën dhe kamariere Sara ua solli në një bllok. Pasi e hapën, dy zonjat lexuan mbi një letër ku shkruante se fatura ishte paguar nga kamarierja dhe e firmosur prej saj.
Pavarësisht se vetë Sara kishte nevojë për të holla pasi kishte një vit që mblidhte para për të blerë një televizion, ajo u ndje e gëzuar dhe e lumtur që u pagoi faturën atyre dy zonjave.
Kur i tregoi shoqes së saj për qerasjen e dy zonjave të panjohura, ajo e kishte qortuar dhe kritikuar. Si mund të privonte veten dhe djalin e saj të vogël nga blerja e një televizioni të mirë, për shkak të dy zonjave!
Para se të bëhej pishman për aktin që kishte bërë, mori një telefonatë nga e ëma, e cila me të dëgjuar zërin e të bijës i tha:”Çfarë ke bërë moj?!”
E bija, e frikësuar dhe me një zë që i dridhej iu përgjigj:”S’kam bërë gjë mami. Çfarë ka ndodhur?”
E ëma i tha:”Po gëlon facebook duke të ngritur në qiell për atë që ke bërë sot me dy zonja të panjohura.”
Me të dalë nga restoranti, ato e kishin publikuar letrën tënde në llogaritë e tyre personale dhe shumë miq të tyre e kanë shpërndarë. Jam ndjerë krenare me ty si asnjëherë më parë.”
Një telefonatë tjetër nga kolegia e saj i tha se ajo që kishte ndodhur ishte përhapur si një virus i shpejtë në të gjitha mediat sociale.
Menjëherë Sara hapi lloarinë e saj në facebook, ku u befasua me qindra mesazhe në inbox, ku njerëz të ndryshëm e falenderonin dhe vlerësonin për atë që kishte bërë. Kishte dhe gazetarë të cilët i kërkonin të takoheshin dhe të zhvillonin një intervistë me të.
Një ditë më pas, Sara doli në një nga televizionet më të ndjekura në USA. Prezantuesja, në fund të emisionit i dhuroi një televizor të shtrenjtë dhe dhjetë mijë dollarë, ndërkohë që një kompani i dhuroi një bonus prej pesë mijë dollarësh. Dhuratat e shumta që i bënin njerëzit arritën shifrën e 100 mijë dollarëve.
Ky ishte vlerësimi i njerëzve për një akt human i cili nuk i kushtoi Sarës më shumë sesa 27 dollarë, të cilat i ndryshuan jetën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: