Tuesday , December 6 2016

Aktivistët e Qendrës Rinore Cërrik organiazojnë aktivitete informuese për sindromën Down

Aktivistët e Qendrës Rinore Cërrik kanë kryer një vizitë në Qendrën “Future for You”, Elbasan. Qendër e cila ofron shërbime terapeutike për fëmijë me Sindromën Down, por jo vetëm.
Në kuadër të muajit Tetor, muajit të ndërgjegjësimit ndaj Sindromës Down, do të organizohen një sërë aktivitetesh informuese rreth kësaj sindrome në kopshte dhe shkolla të Bashkise së Qytetit të Cërrikut.

Të rinjtë e Qendrës Rinore Cërrik do të marrin një sërë fushatash informimi, por jo vetëm, pasi personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për ne çdo ditë.
Aktivistët janë shprehur se gëzojnë mbështetjen e plotë edhe nga pushteti lokal dhe veçanërisht kryebashkiaku Altin Toska, i cili është bërë shpesh herë promotor i lëvizjeve rinore dhe nismave të ndryshme me karakter social.

14658205_10207321186367434_1206154325_n 14642608_10207321186407435_26416861_n 14686132_10207321186487437_239338503_n 14658403_10207321186527438_1976585691_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *