Sunday , December 11 2016
150

Akuzohet për mitmarrje, pezullohet pedagogia

E denoncuar mbrëmë nga emisioni investigativ STOP, Universiteti i Vlorës sot ka pezulluar nga detyra pedagogen Dorina Mino. Ajo akuzohet për mitmarrje.

Pedagogia e Shkencave, e cila jepte lëndën e Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, merrte nga studentët të saj një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo provim.

Mino kishte “rekrutuar” edhe seksere, për të mbledhur paratë e provimeve. Gjithçka u zbulua një natë më parë, përmes një kamere të fshehtë të shfaqur në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *