Saturday , December 10 2016
alban-hoxha-down

Alban Hoxha,  ndihmë për fëmijët me sindromën Down

Portieri i kombëtares dhe Partizanit, Alban Hoxha do të mbështesë fëmijët që kanë probleme nga sindroma Down.

Falë një sensibilizimi të bërë nga aktivistët e Qendrës Rinore Cërrik, janë evidentuar raste të dy vajzave të cilat kishin nevojë emergjente për përkujdesje okulistike dhe vendosjen e syzeve.

Marinela 8 vjeç dhe Klara 15 vjeç, tashmë mund t’i gëzohen kësaj ndihme pasi apeli i aktivistëve ka solidarizuar shumë njerëz. Prej tyre është edhe gardiani kuqezi, cërrikasi Alban Hoxha, i cili sapo është njohur me këtë problematikë të veçantë, ka ofruar menjëherë gatishmërinë e tij për të kontribuar financiarisht për disa prej fëmijëve që janë prekur nga kjo sindromë në këtë qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *