Monday , December 16 2019
Loading...

Alketa Vejsiu: U “rrita” në këtë fshat të Korçës, kam punuar tokën

Ajo është ndër femrat më me ndikim në televizion.

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu ka rrëfyer mbrëmë se e ka kaluar fëmijërinë e saj në një fshat madje ka shkuar dhe në ak-sion.

Ajo kërkoi gjatë spektaklit “Dance with me” që t’i vendosnin në sfond këngën “Vajzat e fshatit tim”, ndërsa tha se kjo i kujton Zëmblakun.

“Kjo këngë të sjell atë atmosferën e vashëzave shqiptare që shkonin dhe punonin tokën të lumtura, me një pagurë ujë.

Kam qenë njëherë në Zëmblak afër Korçës në aksion, dhe e mbaj mend fort atë ditë. Shpirti të dilte por edhe shpirti të vinte, se fshati ka ca sekrete:

Ajo aroma e malit, o zot i madh! Ai përroi me ujë, ato vajzat që mbledhin ujë. E kam jetuar fëmijërinë time në një fshat të Korçës, Zëmblak quhej fshati.

Ai ka qenë fshati ku unë vija dhe ikja shpesh.”

Ndërsa aktori i humorit Gentian Zenelaj tha se në atë kohë ndoshta ishin fshatrat e bukur se tani është bërë fshati si qyteti.

Por Alket ju përgjigj: Jo ka fshatra shumë të bukur, natyrë edhe gjelbërim, lule dhe bagëti.

Edhe Valbona Selimllari pranoi se fëmijët i dërgon fëmijët në pikat më të gjelbëruara të Shqipërisë gjatë fundjavave.