Ambasadorja franceze në Elbasan: Vendimi s’i mbyll dyert Shqipërisë. Samiti i Zagrebit i rëndësishëm

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak, deklaroi sot nga Elbasani se vendimi për të mos hapur negociatat në 18 Tetor nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Edhe pse negociatat nuk u hapën pasi vendosi veton Macron, ambasadorja franceze u shpreh se Presidenti i vendit të saj do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa la një derë të hapur samitin e Zagrebit vitin tjetër.
“Vendimi i Keshillit te Europes nuk i mbyll dyert Shqiperise. Eshte vendim solemn, por jo mbyllja e dyeve definitivr per Shqiperine. Eshte lene nje takim ne vazhdim gjate Samitit te Zagrebit. Ky samit eshte i rendesishem sepse Kroacia merr presidencen e Keshillit te Europes dhe te gjitha vendet e BE do te luajne nje rol te rendesishem sepse duhet te kete nje vendim unanim. Ne kete takim te rendesishem do te diskutohet per ecurine e Shqiperise dhe te ardhmen e saj.
Presodenti dhe Qeveria e Frances jane shprehur qarte per mbeshtetjen qe do ti jape Shqiperise dhe te gjitha vendeve te tjera pretendente per hapjen e negociatave