Amnistia: Lirohen nga burgu gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Amnistia: Lirohen nga burgu gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç

Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hartimin e një drafti për aministinë e të dënuarve.

Nga ky institucion nuk ka ende një njoftim zyrtar, por paraprakisht do të jenë 400-500 të dënuar që pritet të përfitojnë.

Kategoritë më të favorizuara janë personat e dënuar me burg deri në 2 vjet, të dënuarit me kusht apo me dënime të tjera alternative.

Në momentin që amnistia do të hyjë në fuqi, do të përfitojnë femrat e dënuara që janë 50 vjeç e sipër dhe meshkujt baras dhe mbi 60 vjeç.

Amnistia e fundvitit pritet që të normalizojë edhe situatën në burgjet shqiptare për shkak të mbipopullimit, gjë që në fakt do të ulë edhe shpenzimet për këto institucione të vuajtjes së dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: