Saturday , December 3 2016
ananas1

Ananasi dhe përfitimet shëndetësore të tij

Ananasi është një frut tropikal dhe ndonëse është njohur vonë në vendin tonë, ai është bërë mjaft i përdorshëm në tavolinat tona. Përveçse ka shije të mirë, Ananasi është një nga frutat më të mira, të pasura me anti-oksidantë.  Konsumimi i ananasit, por sidomos lëngu i tij, sjell shumë përfitime shëndetësore trupit të njeriut.

Fruti ananasit ndihmon shumë  në luftën kundër kancerit apo të sëmundjeve të zemrës, për faktin  e thjeshtë se përmban anti-oksidantë.

Por edhe më i  dobishëm bëhet kur e konsumoni si lëng. Përveç se lufton sëmundjet e lartpërmendura, lëngu i ananasit ndihmon në përmirësimin e mishërave të dhembëve. Për t’i pasur ata sa më të shëndetshëm, konsumoni çdo mëngjes një gotë me lëng ananasi. Gjithashtu, fruti i ananasit ju ndihmon të bini në peshë pasi ai është i pasur me fibra.

Tjetër veti e ananasit  është se, mbron metabolizmin nga sëmundjet. Por ai ndihmon trupit tuaj edhe në aspektin e bukurisë, pasi  ushqen flokët tuaj, lëkurën si dhe ndikon në forcimin e thonjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *