Saturday , March 23 2019
Loading...

Anjeza Shahini përlot me dedikimin e ndjerë në përvjetorin e babait.

Prej më shumë se një muaji këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Shahini ka zbuluar se është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Por ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, është ndalur dhe ka zgjedhur t’i kushtoj pak fjalë babait të saj në përvjetorin e 65 të lindjes.

Edhe pse ai është ndarë nga jeta prej kohësh, këngëtarja thekson se e ndjen ende praninë e tij.

“Sot babushi do festonte 65-vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tonë”,-shkruan Anjeza e prekur, krahas fotos së vjetër të prindërve të saj.