Monday , January 23 2017

Apollo, vjen me një super makinë elektrike me 1000 kuaj fuqi!

Prodhuesi gjerman i superveturave, ka bërë të ditur se do ta lansojë një makinë elektrike, që do t’i ketë të gjitha përparësitë e modeleve që i ka punuar deri më tani.

Derisa shumë kompani tjera, si Ferrari, Pagani apo Konenigsegg tashmë kanë vetura që lëvizin me rrymë, Apollo nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Megjithatë, është punuar që të krijohet një EV i veçantë, që nuk do të dallojë aspak nga modelet e mëparshme sa i përket luksit dhe fuqisë së lëvizjes.

Me njëmijë kuajfuqi, modeli i njohur si Titan, do të ketë kapacitete për lëvizje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Vetura mund të pajiset edhe me qelizat për hidrogjen, që të ketë mundësi të vozitet edhe në këtë mënyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: