Sunday , December 4 2016
googleglassimage

Apple së shpejti sjell syzet e mençura, të ngjashme me Google Glass?

Kompania Apple është duke punuar në ndërtimin e një pajisje të ngjashme me syzet e Google që do të krijojnë një realitet të shtuar në syzet standarde, raporton Bloomberg.

Edhe pse kompania është ende në fazën e eksplorimit të tregut të syzeve dhe ende nuk dihet kur mund të materializohet një produkt përfundimtar.

Parashikohet që të jetë viti 2018, koha më e hershme për zbulimin e një produkti të tillë nga gjigandi Apple megjithatë, kompania mund të zgjasë edhe më shumë këtë projekt ose të vendosë të ndërroj drejtim,  të njejtë sikur me synimet për tregun e automobilave.

Kompania Apple tashmë ka filluar të shfaqi interesim në pajisjet e realitetit të shtuar dhe realitetit virtual. Për më shumë, kompania ka punësuar ekspertë të këtyre lëmive.

Synimi i Apple, siç duket, është të krijojë një palë syze ‘të mençura’ që do të mund të lidhen me iPhone dhe të japin informacione në xhamin e pajisjeve, duke ndërvepruar kështu me fushën e vizionit të personit që i ka të vendosura syzet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *