Saturday , January 20 2018

Arrestohen 2 adoleshentë në Peqin. Njëri vodhi 73 vjeçarin, ndërsa tjetri …

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Sh., 17 vjeç banues në Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në Peqin, pranë postës dyshohet t’i ketë vjedhur 20 000 lekë ( të reja) shtetasit I.K., 73 vjeç banues në fshatin Blinas Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit të lartpërmendur i është gjetur 13 gram lënde narkotike  e dyshuar “Cannabis Sativa” (në formë çokollate) dhe 10500 lekë( të reja) që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet  hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.K., 15 vjeç banues në Peqin, pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se është personi i dyshuar që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit K.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”  parashikuar nga nenet  283/1  dhe 134 të  Kodit Penal në ngarkim të shtetasit K.Sh dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  në ngarkim të shtetasit S.K.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: