Tuesday , December 6 2016

Arrestohet elbasanasi i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje në Greqi

Një 33-vjeçar i dënuar me 18 vjet burg është kapur nga policia e Tiranës. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim V.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar për vrasje.

“Për këtë shtetas, Prokuroria Elbasan ka filluar procedimin penal të datës 11.07.06 si i dyshuari kryesor ne vrasjen e shtetasit Florenc Zhguni, ndodhur më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi. Prokuroria Elbasan me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, ku e ka dënuar me 18 vjet burg për Veprën Penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal”.

Shtetasi V. B. i’u dorëzua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *