Sunday , December 4 2016

Arrestohet në flagrancë një shtetas, iu gjetën në shtëpi lëndë narkotike dhe municione.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit ‘’Cannabis Sattiva’’, municione dhe aparate telefoni

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialitët e sektorit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në  bashkëpunim me  SH.Ç. B. A,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E D, 28  vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

700 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit  ‘’Cannabis Sattiva’’, tetë copë fishekë, model 56, kalibër 7,62 mm, dy aparatë telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”  dhe ‘’Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’’ parashikuar nga nenet 283/1  dhe 278/3 të  Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *