Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Arrestohet personi që denoncoi zhdukjen e tregtarit nga Peqini

Fation Fejzillari, rezulton i zhdukur prej dates 29.Prill.2018. Ate e denoncoi te humbur shoku i tij.
Tregtari i perdeve nga Peqini humbi kontaktet ne menyrë te papritur pasi kishte marre nje kredi ne banke.
Por sot policia e Kurbinit ben me dije se ka arrestuar shokun e tij qe beri denoncimin si autori kryesor pergjegjes per zhdukjen e tij.
Fation Fejzillari, rezulton i zhdukur prej dates 29.04.2018. Ate e denoncoi te humbur shoku i tij.
Tregtari i perdeve nga Peqini humbi kontaktet në menyre të papritur pasi kishte marre nje kredi ne banke.
Por sot policia e Kurbinit bën me dije se ka arrestuar shokun e tij që bëri denoncimin si autori kryesor përgjegjes për zhdukjen e tij.
NJOFTIMI
Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së shtetasit të humbur.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:
Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:
Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.