Saturday , December 3 2016
auto_karabiniere1479368498

Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Itali. Ja emri

Një shqiptar, i cili jetonte në Itali, është arrestuar nga policia vendase pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër arresti. Në fakt, 27 vjeçari ka shkuar vetë në polici për t’u dorëzuar pasi me dy urdhër arreste që i ishin lëshuar ndaj tij, ai e kishte të pamundur që të shpëtonte pa u kapur.

Kleton Bici ishte shpallur në kërkim për trafik droge, dhe ndaj tij përveç një urdhër arresti lëshuar nga Gjykata e Cagliarit, kishte edhe urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Cagliari në muajin Maj të vitit 2016, në kuadër të hetimeve dhe operacionit të quajtur “Polo Est”.

Gjatë operacionit të fundit ishin kapur më shumë se tridhjetë persona të kombësisë italiane dhe shqiptare, por shqiptari kishte mundur që të arratisej, por kaq rezultoi aventura e tij e arratisjes, pasi vet e kuptoi se nuk kishte ku të shkonte.

Hetimet kishin zbuluar bandën e trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës, e cila operon në Itali-Shqipëri-Holandë, duke sjellë edhe në sekuestrimin e 18 kilogramë kokainë, 4 kg heroinë, një armë Beretta e kalibrit 6.35, e cila rezultoi e vjedhur, rreth tridhjetë mijë euro dhe disa makina luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *