Saturday , December 10 2016
lajmi-i-fundit

Arrestohet vrasësi i parukieres. Ja cili është

Forcat e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes së parukieres Etleva Ndoka në këtë qytet. Autori është arrestuar vetëm pak orë pasi kreu krimin e rëndë.

Burime nga policia thanë se është arrestuar i dyshuari Alfred Nikolli, 31 vjeç, banues në Lezhë

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ai u arrestua teksa po tentonte të hidhej nga një mjet që ishte në levizje dhe ka qenë shoqëruar me një familjarin e tij.

Mësohet se autori u kap në një zonë rurale në zonën e Mirditës.

Vrasja ndodhi gatë orëve të para të mesditës dhe dyshohet se shkaku ka qenë një lidhje jashtëmartesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *