Saturday , December 3 2016
wizz

Arrihet marrëveshja. Fluturime “low cost” me Hungarinë

Në muajin prill të vitit që vjen hapet rruga e fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR. Kështu bëri të ditur ministri i Transporteve në vizitën që zhvilloi në Hungari.

Sokol Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.

Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Dervishaj ka thënë se do të donte të shikonte mundësitë që kompania WIZZAIR të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion aeroportin e Kukësit, propozim që është mirëpritur nga ministri hungarez i Transporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *