Monday , April 23 2018

Asher: fëmija më i bukur me sindromën down, por çfarë i ndodh atij:

Një nënë amerikane Meagan Nash para një viti kishte dërguar foton e djalit të saj në një agjenci reklamash, sepse kishte dëgjuar se kërkohej një fytyrë e bukur fëmije për një reklame të caktuar.
Por, çfarë i ndodh pas kësaj?

Pikërisht pas dërgimit të fotove të djalit, kësaj nëne i erdhi një refuzim, ku thuhej se fëmijët me sindromën down nuk bëheshin pjesë e këtij konkursi, por kjo nuk i uli motivimin madje Meagan u indinjua aq shumë sa mendoi që një përgjigje e tillë nuk duhet lënë pa u ndëshkuar.

Në këtë mënyrë ajo vendosi të ndjekë një betejë të vërtetë, duke filluar nga kompania ku kishte dërguar reklamën.
Për të nisur këtë luftë për drejtësi ajo mendoi të postonte një foto të djalit të saj Asher në një faqe facebook të quajtur “Changing The Face of Beauty”, e cila siç e përcakton dhe nga emri dëshiron të ndryshojë fytyrën e bukurisë, ose të dërgojë mesazhin se çdo individ është i aftë për punë pavarësisht aftësisë së kufizuar që ai mund të ketë.

15219607_632955156865061_967142244369038866_n

Në këtë mënyrë imazhi i mrekullueshëm i Asherit u mor dhe nga kompania “Fëmijët me Sindromën Down”, ku nga reklamimi i bërë fotot e tij u përhapën marrëzisht shpejt në të gjithë botën, duke e bërë historinë e tij shumë publike. Pikërisht nga buja e madhe që u bë në lidhje me historinë e Asherit, një agjenci reklamash Oshkosh B’Gosh kontaktoi nënën e tij për të vënë në provë aftësitë e djalit në lidhje me fushën e të bukurës dhe reklamimit.

Meagan deklaron se bërja e gjithë kësaj buje nuk kishte për qëllim që Asher të bëhej një yll i reklamimit, por për të ndëshkuar apo për t’u treguar këtyre agjencive reklamash se, djali i saj nuk ka asgjë më pak se fëmijët e tjerë të moshës së tij. Madje ajo thotë se diskriminimi për faktin se ai vuan nga një sindromë e tillë nuk përcjell asgjë tjetër vetëm një mesazh negativ tek të gjithë individët në botë.
Të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi për të nxjerr në pah energjitë dhe bukurinë e tyre, pavarësisht aftësisë së kufizuar thotë Meagan. Pikërisht bërja e diçkaje të tillë i ka kushtuar një mësim të mirë asaj agjencie reklamash, por jo vetëm, sepse diskriminimi nuk duhet të ekzistojë, apo aftësitë të paragjykohen, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: